AKTUALITET, 14 Gusht 2024, 21:52

Salianji reagon sërish për vdekjen e Egli Progës: Njoftimi i Prokurorisë rrëzon keqpërdorimin që ju bë drejtorit të përgjithshëm të policisë

Salianji reagon sërish për vdekjen e Egli Progës: Njoftimi i

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sërish për rastin e vrasjes së 42-vjeçarit në Pogradec, Egli Proga. Teksa i përgjigjet kryeministrit Rama, Salianji thotë se nuk mund të mbulohet manipulimi i vrasjes me propagandë.

Salianji publikon reagimin e Prokurorisë Korçë dhe thotë se njoftimi ‘rrëzon keqpërdorimin që ju bë në mënyrë të përsëritur drejtorit të përgjithshëm të policisë, duke e nxjerrë të manipulojë ngjarjen tragjike të vrasjes në Pogradec’.

Ai thotë se nëse Edi Ramën e kanë gënjyer vartësit e tij duhet të shkarkojë menjëherë ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë.

Reagimi i Ervin Salianjit

Rama nuk e mbulon dot manipulimin e vrasjes me propagandë!

Njoftimi i Prokurorisë Korçë rrëzon keqpërdorimin që ju bë në mënyrë të përsëritur drejtorit të përgjithshëm të policisë, duke e nxjerrë të manipulojë ngjarjen tragjike të vrasjes në Pogradec.

Prokuroria procedon inspektorin e “sipërpërmendur u mor në përgjegjësi penale për vëprën penale të dyshuar të kryer prej tij, për shkak se si pasojë e veprimeve të tij nuk është bërë i mundur dokumentimi real i ngjarjes së ndodhur” thotë prokuroria!

Nëse Edi Ramën e kanë gënjyer vartësit e tij duhet të shkarkojë menjëherë ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë. Nëse i del për zot manipulimit të ngjarjes përgjegjës dhe porositës i fabrikimit të vrasjes si aksident është vetë ai për përfitim të një grushti votash!

Çfarë i ka bërë bashkë në vrasjen për së dyti të viktimës Ramën? Policinë? Urgjencën?