AKTUALITET, 8 Korrik 2025, 13:37

VIDEO/ Dogji automjetin e fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari! Dalin pamjet, ja momenti kur hedh lëndën djegëse dhe makina përfshihet nga flaka

VIDEO/ Dogji automjetin e fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari!

Policia ka vendosur në pranga një 60-vjeçar, i cili akuzohet se ka djegur me qëllim makinën e fqinjit të tij.

Ai është filmuar në kamerat e sigurisë teksa hedh lëndën djegëse në makinën, e cila përfshihet nga flakët, dhe më pas largohet.

“U kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi: S. Gj., 60 vjeç, banues në rrugën “Demir Zyko”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 06.07.2025, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e fqinjit të tij, shtetasit R. M.”– informuan blutë.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Blaze”.

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e fqinjit të tij, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Demir Zyko”, ishte djegur një automjet, organizuan operacionin e koduar “Blaze”, me qëllim zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i hetimeve, bazuar dhe në pamjet filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi:

S. Gj., 60 vjeç, banues në rrugën “Demir Zyko”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 06.07.2025, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e fqinjit të tij, shtetasit R. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.