TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha është pyetur në emisionin "Të Paekspozuarit", përse Partia Demokratike nuk i denoncon me emra oligarkët dhe përfitimet e tyre nga paratë publike.
Berisha tha se PD do të denoncojë në vijimësi të gjithë oligarkët që përfitojnë para publike por tha se lufta është kryesisht e fokusuar drejt Edi Ramës.
Ndërkohë Berisha foli për kohën kur ishte kryeministër dhe deklaroi se biznesmenët nuk kanë përfituar prej tij.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Para vitit 2005, ju denonconit shumë ashpër biznesmenët dhe shqiptarët e dinin kush i vidhnin paratë e tyre. Ata nuk ishin as oligarkët. Ndërsa sot, që kemi oligarkët të fuqishëm, ju nuk i thoni emrat. Përse?
Sali Berisha: Përmend me emra kur shoh se cënohet në mënyrë flagrante interesi publik. E gjithë kjo klientelë dhe oligarki, ka një person përgjegjës dhe ky është Edi Rama.
Ylli Rakipi: Për dhjetë vitet e fundit.
Sali Berisha: Po të doni i marrim me rradhë më të pasurit e këtij vendi. Ju them ju, nëse sot Samir Mane, është njëri nga më të pasurit, në mënyrë absolute, nuk ka përfituar asnjë favor dhe nuk ka kërkuar kurrë nga Sali Berisha favor, përveçse një. Po ndërtonte njëherë magazina të mëdha dhe ishin disa familje që kishin ndërtuar dhe kërkoi legalizimin. As edhe një të vetëm. Ka investuar këtu te TEG-u. Unë, Sali Berisha dhe qeveria ka marrë pjesë në inaugurim dhe asgjë tjetër, as tokë asgjë. QTU-në e ka ndërtuar para se të vijmë ne në pushtet dhe e inauguroi pasi erdhëm ne në pushtet. Nuk mund të më tregosh një gjë të vetme, që ky njeri… Përse do ta quaj unë atë oligark? Oligarku pasurohet duke bërë ligje, ai kishte lidhje me kompani të mëdha.
Kur unë kam qenë në qeveri, të gjitha pa përjashtim akset e mëdha janë ndërtuar nga kompani ndërkombëtare. Shkodra-Hani i Hotit ishin italianë. Lushnje -Fier, italianë. Levan -Tepelenë, italianë. Pra, nuk është firmosur asnjë kullë.
Marrim Shefqet Kastratin. Ishte më i madhi në naftë. 32 licensa nafte ka lëshuar qeveria shqiptare. Në mënyrë absolute. Sa për dijeni, kur kërkoi ti hiqej TVSH, naftës që ia shiste Bankers për injektim, nuk iu hoq. Çfarë ti them unë? Në një kohë kur ky dominonte tregun e naftës, Shqipëria zhdoganonte 700 mijë ton me 430 mijë automjete. Sot, Shqipëria zhdoganon 400 e ca mijë tonë me 700 e ca mijë automjete. Është kontrabanda e naftës minimum 250 mijë ton. Kontrabandë nafte pa qeverinë nuk bëhet dot. Unë nuk kam firmosur asnjë kullë.
Një kullë që ishtë parashikuar nga fundi i Bulevardit të ri, doli Edi Rama i kërkoi atij që e kishte, i kërkoi 20%. 20% në atë kullë ishte 100 milionë. Ajo ishte kullë 400 e ca milionë.
Enton Abilekaj: Mund të flasim pak për biznese që marrin kontrata të paligjshme?
Sali Berisha: Çdo gjë jo transparente do të zhbëhet.
Enton Abilekaj: Nuk kemi gjë me biznesmenët ne por nëse flasim që Porti në Sarandë, u jepet dy kompanive pa transparencë, po kështu Porti i Vlorës. Vjen puna tani te Porti i Durrësit, ku kemi biznesmenë të huaj, këtu e sulmoni. Por te të tjerat nuk e sulmoni.
Sali Berisha: Çdo gjë që është bërë në kundërshtim me procedurën, do të anullohet.

