AKTUALITET, 17 Nëntor 2022, 21:56

"Përse nuk po hapet PD, ku janë figurat e reja?"/ Analistët pyesin Sali Berishën për rinovimin e partisë

"Përse nuk po hapet PD, ku janë figurat e reja?"/

Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku u pyet nga analistët për rinovimin e Partisë Demokratike dhe përse shqiptarët nuk po shohin figura të reja në këtë parti. 

Berisha deklaroi se ka figura të reja në departamentet e PD, por ata nuk janë të ekspozuar mjaftueshëm dhe ende nuk njihen nga publiku. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Ne nuk duam të mbyllet opozita. Por, që të mos mbyllet opozita ka edhe disa punë të tjera që nuk janë bërë. Ka kaluar një vit nga Foltorja. Përse nuk po shohim rinovimin që keni thënë?

Sali Berisha: Së pari janë premtuar primaret dhe po zbatohen. Janë hapja, janë institucion themelor. Edhe nga emigracioni kanë ardhur për të marrë pjesë. Janë ftuar i gjithë spektri i shoqërisë. Po ngrihen departamentet dhe janë në përfundim e sipër, janë përfshirë specialistët më të mirë, ekselenca nga diaspora dhe emigracioni.

Ylli Rakipi: Cilat janë figurat e reja që keni afruar? Përveç Sali Berishës, mund të më thuash figurat kryesore të kësaj partie? Me kë është zëvendësuar përshembull Gramoz Pashko i djeshëm? 

Sali Berisha: Departamenti i ekonomisë e kryeson Klodian Muça, pedagog i shquar. Departamentin e arsimit, një zonjë e nderuar, Lili Sula, një nga pedagoget më të nderuara. Departamentin e ekselencave, një njeri që ka studiuar 10 vite jashtë. Ata nuk janë ekspozuar, por nga pikëpamja e afrimit janë me dhjetëra.

Enton Abilekaj: Nuk mund të jenë ata njerëz të zgjedhur, sepse me votë nuk zgjidhen. Ata janë të emëruar.

Sali Berisha: Janë zgjedhur me votë të anëtarëve të departamentit.

Enton Abilekaj: Të emëruar të partisë janë ata.

Sali Berisha: Janë ekspertë të fushave, janë përgjegjësit, institucionet që përgatisin programin e PD të sotëm dhe të ardhshëm. Po punohet në këtë drejtim. Në dallim nga përpara, janë edhe në Shqipëri, edhe në SHBA, edhe në Britaninë e Madhe.

Enton Abilekaj: Cfarë impakti publik do të kenë këta? Do të dalin në publik?

Sali Berisha: Kanë filluar të dalin. Më shumë duhet të dalin. Edhe në datën 12 folën. Ekziston një vullnet për tu bashkuar me Partinë Demokratike.

Neritan Sejamini: Në PD mund të ketë zhvillime institucionale por në opinionin publik nuk ka rënë në sy. Një parti duhet të tërheqë njerëz.

Sali Berisha: Ka nisur dhe do të ekspozohen gjithnjë e më shumë. Është një proces i pandalshëm. Është në vijim ky proces. PD ka të rinj sot që janë brilantë në fushën e tyre në botë.

Enton Abilekaj: Kur do ti shohim ne këta?

Sali Berisha: Ai është një proces.

Enton Abilekaj: Pra ju e keni bërë KOP-in dhe nuk e nxirrni.

"Përse nuk po hapet PD, ku janë figurat e reja?"/

"Përse nuk po hapet PD, ku janë figurat e reja?"/