TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat, Luan Baçi ka bërë një bilanc të zhvillimeve politike në vend, sidomos në kampin opozitar.
“Një vit plot zhvillime për PD-në. Një vit më parë është arrestuar Sali Berisha, e cila ishte një ngjarje shumë e rëndë dhe e rëndësishme. Këtë vit, PD ka qenë çdo ditë në aksion”. Arresti që iu bë Berishës më 30 dhjetor të vitit të kaluar ndikoi për ta vënë në lëvizje PD-në, ndikoi edhe tek ata eksponentë të PD-së që kishin një mendim më ndryshe. Si rezultat i kësaj qëndrese e bashkimi, Berisha sot është midis demokratëve, çdo ditë në takime”, tha ai.
Më tej, Luan Baçi u shpreh se protestat kanë arritur shumë deri në këtë pikë, ndërsa theksoi se ato do të vazhdojnë deri në fitoren e PD-së dhe arritjen e rotacionit politik në vend.
“Protestat kanë arritur shumë. Së pari kanë mbajtur gjallë frymën e opozitës, të qytetarëve, të votuesve tanë. Shpesh kemi pasur kërkesë nga votuesit për t’u mbledhur në protestë. Ne nuk tërhiqemi nga kauza jonë dhe patjetër që do të shkojmë në finish deri në fitoren e PD-së dhe rotacionin politik”, tha Luan Baçi.