AKTUALITET, 30 Dhjetor 2024, 21:14

Aksident i trefishtë në aksin Morinë-Kukës, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident i trefishtë në aksin Morinë-Kukës, një person

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në “Rrugën e Kombit” ku janë përfshirë tre automjete.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Gjegjën. Për shkak të përplasjes një person është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit.

Ndërkohë qarkullimi në këtë segment është ndërprerë, duke devijuar lëvizjen në rrugë dytësore