TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Goditja e grupit të Suel Çelës, në Elbasan, ka qenë një nga goditjet më të mëdha që ka bërë SPAK gjatë 2024, për ekspertin e Sigurisë, Fatjon Softa. Teksa foli për bilancin e punës së drejtësisë gjatë 2024, ai u shpreh se goditja e këtij grupi nxori në pah lidhjet e krimit me drejtësinë dhe pushtetin lokal.
“Goditja e grupit të Elbasanit. Ishin bërë bashkë punonjës të drejtësisë, policisë dhe nga pushtetit lokal dhe kjo tregoi se ata kontrollonin territorin në këtë qytet dhe nëpërmjet financave i kishin bërë bashkë të gjithë këta në aktivitetin e tyre kriminale. Tashmë do të kemi edhe aplikacionin ‘Matrix’, në duart e prokurorisë dhe do të kemi zbulimin e ngjarjeve të mëdha kriminale”, tha ai.
Sa i takon punës së Policisë së Shtetit, ai u shpreh se është bërë një punë e mirë gjatë këtij viti, por nuk duhet që ketë ndikim nga politika.
“Policia arriti të bëjë një reformën që të vendos meritokracisë sa i takon strukturave, por uroj që t’i jepet kohe personave që të bëjnë detyrën e tyre. Kemi ndërruar pafundësisht ministria, dhe kanë ndenjur pak muaj në krye të detyrës dhe nuk mund të themi që do të kemi një punë të mirë kur ose nuk dimë që të zgjedhim ose i zgjedhim përkohësisht. Drejtori i Përgjithshëm i policisë duhet që të merrte votat në parlament, të kishte llogaridhënie në Kuvend, jo vetëm përballë ministrit. Policia e Shtetit ka bërë një punë të mirë gjatë këtij viti, por politika duhet që të heq dorë nga emërimet dhe duhet që të kthejmë besimin tek publiku”, tha ai.