TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë sot në Kishën Ortodokse të Kavajës, nga ku uroi të gjithë besimtarët për festën e Pashkës.
Berisha u prit dhe u shoqërua nga prifti i kësaj kishe, me ndihmën e të cilit lideri demokrat Sali Berisha ndezi disa qirinj.
Qirinjtë i ndezi për veten, bashkëshorten, fëmijët e tij dhe për njerëzit e afërt të tij dhe të gruas.
Më pas, Berisha shprehu edhe dy dëshira, duke ndezur edhe dy qirinj të tjerë: “Kam dy dëshira, një për ju dhe një për fitoren e 11 majit”, tha kryedemokrati teksa iu drejtua priftit.