AKTUALITET, 8 Gusht 2022, 16:41

Sali Berisha: Edi Rama përzuri 744 mijë shqiptarë për 7 vjet…

Sali Berisha: Edi Rama përzuri 744 mijë shqiptarë për 7

Sali Berisha thotë se Edi Rama dhe politikat e tij kanë përzënë nga Shqipëria 744 mijë shqiptarë për 7 vjet!

Është e paqartë nga ka dalë kjo shifër që raporton ish kryeministri, megjithatë lexoni më poshtë statusin e tij.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Një ditë që kurrë nuk duhet harruar!

8 gusht 1991 - dita e eksodit biblik të shqiptarëve; largimit nga vendi i tyre për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la pas vetes diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas luftës së dytë botërore.

Sot, ne e kujtojme këtë ditë pasi gjatë viteve  2014-2021, mbi 744 mijë shqiptarë morën rrugët e dheut, të përzënë me vrasje shprese nga regjimi i Edi Ramës. Britania e Madhe deklaroi sot se 44% e emigrantëve nga e gjithë bota, janë nga Shqiperia.

8 gushti është një apel për PD dhe opozitën shqiptare për të bërë gjithçka që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin më nga vendi i tyre! #sb