AKTUALITET, 8 Gusht 2022, 12:19

“Subvencionim i plotë i biletës së transportit urban”, Sali Berisha: Të përgjysmohet taksa e naftës

“Subvencionim i plotë i biletës së transportit

Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi këtë të hënë nga qeveria marrjen e masave ekonomike për lehtësimin e barrës së rritjes së çmimeve të naftës dhe biletave të transportit publik te qytetarët.

Berisha: Në këto rrethana emergjente PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë.

Ky propozim i PD nuk është i pabazuar, është i bazuar në një praktikë që kanë vendosur një seri vendesh evropiane.

Ju kujtoj sot se në gjermani me një biletë mujore prej 9 euro lëviz me të gjitha mjetet që qarkullojnë në këtë vend dhe në të gjithë territorin e saj.

Së dyti PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës që me vlerën 1.1 euro është më i larti në botë dhe është shndërruar në faktorin kryesor të çmimit stratosferik.

Ulja e taksës së naftës nga 1.1 në 0.5 euro do të  shoqërohet me një ulje të çmimit të naftës. Ata që mendojnë se arka do të boshatiset, kjo nuk është e vërtetë, mjafton që qeveria të ç’doganojë rreth që kalojnë jashtë sistemit doganor në Shqipëri.

Duhet të jemi shumë të qartë se nuk ka asnjë mundës për naftë kontrabandë veçse kur kontrabanohet nga dora e zezë e qeverisë.