TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një vatër zjarri është përhapur që prej mbrëmjes së djeshme në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë.
Flakët kanë vijuar edhe sot, të favorizuara nga era dhe kanë djegur rreth 30 hektarë me shkurre, pemtari dhe ullinj.
Një banesë është djegur, ndërsa po punohet që flakët të mos afrohen drejt banesave të tjera.
Bashkia e Selenicës e ka të pamundur që me një mjet zjarrfikës të shuaj flakët.
Mësohet se zjarrfikësit nga Vlora e kanë pamundur për të shkuar në vendngjarje, pasi mjetet e tyre janë në vatra të tjera zjarri.