AKTUALITET, 8 Gusht 2022, 11:43

Moti merr nesër kthesën e papritur, ulje temperaturash dhe rrebeshe, si do të vijojë java

Moti merr nesër kthesën e papritur, ulje temperaturash dhe rrebeshe,

Kjo javë do të sjellë rënie të temperaturave të ajrit në vendin tonë.

Sipas meteorologut të MeteoAlb, Hakil Osmani vlerat e mëngjesit gjatë ditës së sotme kanë qenë 15 gradë, ndërsa maksimumet rreth vlerës 39 gradë do të regjistrohen në ultësirën perëndimore.

Por duke filluar nga e marta dhe në vijim do të ketë rënie graduale të temperaturave të ajrit. Maksimumet deri në fundjavë do të zbresin deri  në vlerën 34 gradë, ndërsa ato minimale në 10 gradë në zonat malore.

Kushtet e motit

Për sa i përket kushteve të motit do të jenë në dominimin e kthjellimeve në orët e para të mëngjesit, por paditja do të sjellë zhvillim të vranësirave të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu. Nga e enjtja e në vazhdim do të kemi dhe reshje në formën e rrebesheve në zonat e izoluara dhe në zonat malore.

Në ultësirën perëndimore pritet të kemi vetëm momente të pakta me pika shiu.

Parametri i erës nuk pritet të jetë problematik në pjesën më të madhe të ditëve, por pritet që në intervale të shkurtra kohore, në mesditë dhe pasdite të kemi fuqizim të saj, duke arritur shpejtësi edhe 40 km/h.

Vendet e rajonit

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë me temperatura rreth 37 gradë celsius. por duke filluar nga dita e martë dhe në vijim do të ketë rënie graduale të temperaturave, duke bërë që të zbresin me 4-5 gradë celsius deri në fundjavë.