AKTUALITET, 4 Mars 2023, 16:43

Rritja e çmimit të naftës/ Vasili: Qeveria vijon vjedhjen me bordin e hajdutëve

Rritja e çmimit të naftës/ Vasili: Qeveria vijon vjedhjen me

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për rritjen e çmimit të karburanteve. Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se qeveria vijon të vjedhë përmes bordeve komuniste. Vasili solli në vëmendje se Gjykata Kushtetuese rrëzoi bordin e çmimit të ushqimeve, ndërsa bordi i hajdutëve të naftës vazhdon vjedhjen.

Postimi i Petrit Vasilit:

Vazhdon vjedhja e qytetareve, Bordi i Hajduteve te Naftes rrit perseri çmimin!

Gjykata Kushtetuese rrezoi Bordin e Çmimeve te Ushqimeve, ndersa Bordi i Hajduteve te cmimit te naftes vazhdon vjedhjen.

Qeveria vazhdon te mbaje Bordin e hajduteve te naftes, qe te vjedhe sa te mundet çdo dite, se ndryshe pas Vendimit te Kushtetueses do ta shkrinte menjehere.

Sot Bordi vendosi cmimin 197 lek per liter nafte.

Ndersa ne Maqedoni kushton 145 leke per liter (78 denare).

Pra në Shqipëri nafta kushton plot 52 lekë me shume për litër më shumë se sa në Maqedoni!

Çfarë ka Maqedonia më tepër se ne

Mos ka detin dhe portet me afër?

Mos ka popullsinë më të madhe?

Mos ka buxhetin e shtetit më të madh?

Përgjigjja është e qartë dhe shumë e thjeshtë:

Maqedonia nuk ka një qeveri hajdute si qeveria e Edi Ramës në Shqipëri dhe një Bord Hajdutesh të përbërë nga Qeveria+oligarkët!

TE SHKRIHET URGJENT BORDI I HAJDUTEVE

VOTONI NE KUVEND PROJEKTLIGJIN E PARTISË SE LIRISË TE BLLOKUAR QE NGA MUAJI MARS PËR HEQJEN E TAKSËS SE QARKULLIMIT DHE KARBONIT.