TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij pas mbledhjes së Kryesisë së tij. Në lidhje me mënyrën se si do të hyjnë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha tha se vendimi do të merret nesër në takimin e Këshillit Kombëtar të grupimit të tij.
“U diskutua për qëndrimet që do mbahen dhe vendimet përfundimtare merren nesër nga këshilli Kombëtar, konstatohet moral i lartë dhe mbështetje e madhe jo vetëm nga anëtarësia e PD, por nga çdo shqiptar që vlerëson pluralizmin.
Vendimin e Ramës e kanë përjetuar si një nga aktet më të shëmtuara, vendimet më të paimagjinueshme, përpjekje për të asgjësuar pluralizmin. E vërteta është që ky vendim ka rritur mbështetjen sepse tani çdo shqiptar e kuptoi se PD nuk qëndron vetëm për një kauzë të vetën, por për kauzën e çdo shqiptari.
Sot do mbledhim grupin e deputetëve, ndërsa nesër kandidatët dhe këshilli kombëtar.
Kemi besim tek Gjykata Europiane sepse janë shkelur të gjitha parimet e drejtësisë në një vend anëtar të Këshillit të Europës. Për 14 majin propozim është kaoalicioni dhe me kandidatë të pavarur, që ka pasur pak mbështetës”, tha ai.
Më tej Berisha tha: "Ka një elektrizim, ka një elektrizim në radhët e demokratëve të cilëve, janë bërë, kanë marrë një solidarizim të madh nga qytetarët dhe mbështetje për aktin absurd , të cilin nuk ka njeri të ndershëm në këtë vend që nuk e dënon.
Ndërkohë ne kemi besim tek Gjykata Europiane, kemi besim se janë shkelur të gjitha parimet e një drejtësie të një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe çështjen do ta dërgojmë sa më shpejtë që mund të pranohet prej tyre në atë gjykatë.
Pyetje: Zoti Berisha, cilat janë format përmes të cilave ju do t’i çoni në zgjedhje, kandidatët tuaj? Flasim për propozime.
Berisha: Propozime janë – koalicioni; propozim është - të pavarurit, por kjo nuk shkon shumë, ka pak mbështetës. Megjithatë do të merret vendim nga Këshilli Kombëtar i PD.
Pyetje: Z. Berisha, është diskutuar ditën e sotme në lidhje me një propozim të deputetit Dashnor Sula, i cili thotë që kandidatët më të mirë të dalë nga primaret të regjistrohen nën logon e PD-së zyrtare, por të bëhet një lëshim në disa bashki që partia e Alibeajt…
Berisha: Çdo demokrat që ka minimumin e minimumit të lidhjes me këtë parti, e ftoj të dënojë me ashpërsinë më të madhe aktin e turpshëm, aktin antikushtetues të Edi Ramës duke shfrytëzuar veglat e tij Basha-brava, brava-Basha. Ndaj dhe këtu besoj se çdo anëtar i PD-së, çdo zyrtar, çdo deputet i saj, çdo mbështes i saj, e ka të qartë aktin armiqësor dhe atë, askush të mos mendojë se ne do të mposhtemi nga armët e Edi Ramës! Ne jemi në këmbë sot më të fuqishëm se kurrë!