AKTUALITET, 9 Shkurt 2022, 10:26

Në pritje të vendimit të Kushtetueses, Meta njofton sot konferencë urgjente për mediat

Në pritje të vendimit të Kushtetueses, Meta njofton sot

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot një konferencë urgjente për mediat. Konferenca e Kreut të Shtetit do të mbahet në Presidencë, në orën 11:00.

“Sot ne ora 11:00, konference per mediat e Presidentit te Republikes, Ilir Meta”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të mbahet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.

Kushtetuesja më 7 shkurt u tërhoq për vendim me një afat brenda 30 ditëve nga kjo datë.