AKTUALITET, 24 Maj 2024, 13:49

Gjyqi ndaj Sali Berishës, Mëngjesi: Është përdorur standard i dyfishtë

Gjyqi ndaj Sali Berishës, Mëngjesi: Është përdorur

Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Sokol Mëngjesi paraqiti shkeljet që ka bërë akuza dhe gjykata për kryetarin e opozitës. Gjatë konferencës së shtypit, Mëngjesi tha se ky proces është në shkelje të konventës evropiane për të drejtat e njeriut si dhe të Kushtetutës.

Po ashtu Mëngjesi theksoi se Gjykata ka përdorur standard të dyfishtë në lidhje me çështjen Berisha, pasi tjetër veprim ka bërë me rastin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.    

"Ju falenderojmë që keni ardhur në këtë konferencë. Unë dua të theksoj që u bë një kohë e gjatë, relativisht e gjatë që nga data 20 tetor kur u caktua masa e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore për liderin e opozitës dhe deri më sot. Është tepër e rëndësishme që ne të ritheksojmë për opinionin publik sepse ato me kalimin e kohës shumohen pavarësisht se shkeljet janë tepër të rënda. Të gjitha shkeljet e rënda të kushtetutës , të konventës evropiane për të drejtat e njeriut por edhe të gjitha akteve të tjera ndërkombëtare që në fillimin e kësaj çështje e të cilët vijojnë sot deri më sot. 

Së pari në kundërshtim me të gjitha standardet e mëparshme nuk u mor autorizim nga kuvendi për caktimin  e një kësaj mase, na ku lindën të gjitha problemet, Theksojmë që në rastin Tahiri për të njëjtat masa sigurimi u kërkua dhe u mor autorizim nga Kuvendi, pra një standard i dyfishte. Një shkelje e barazisë përpara ligjit dhe shkelje e kushtetutës.

Në kundërshtim me çdo rast të mëparshëm për herë të parë nuk u shoqërua kërkesa për marrjen e autorizimit nga kuvendi me prova, Kur u kërkua ndryshimi i masës nga detyrim për tu paraqitur në masën e sigurimit Arrest në shtëpi. U cenua e drejta e njoftimit për zotin Berisha duke u përdorur rregulla ekstraproceduriale të cilat ne i kemi analizuar hollësisht në gjykimet që kemi bërë dhe në rrugët procedurale, është cenuar e drejta për mbrojtje efektive për liderin e opozitës.

Rikujtojmë se verifikimi i kushteve është bërë nga avokatë të caktuar kryesisht në shkelje te etikës dhe mbrojtjes në konflikt me parimin e interesit me zotin Berisha të dokumentuara nga ana e jonë, të bërë këto fakte edhe publike edhe për mediat. Në kundërshtim të hapur me çdo praktikë europiane dhe ndërkombëtare, zoti Berisha po gjykohet nga një gjykatë jo e pavarur dhe e njëanshme sikurse e kemi argumentuar dhe sikurse tashmë faktet janë publike.

Ritheksoj, qoftë shkarkimin e gjyqtares e cila po gjykon zotin Berisha, ku zoti Berisha ka qene kryetra i KLD me  1996 por edhe faktet e reja të dala në dritën e publikut të cilat e pengojnë në kushtet për të qene gjyqtare. Zoti Berisha po hetohet dhe ende sot nuk ka një akuzë konkrete të zyrtarizuar për aktivitetin e tij politik si kryeministër i vendit, Një veprim i paprecedent ku po përpiqet të themelohet përgjegjësi penale për mendimin që një deputete dhe lider i opozitës ka dhënë në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore në kohën që qenë në funksionin politik për përmbushjen e programit të tij politik kur ka qene ne pozitë, Pavarësisht faktit që çdo deputet i republikës së Shqipërisë me kushtetutë ka mbrojtje kushtetuese për mendimet dhe votimet e ligjeve në parlament. Janë shkelur të gjitha afatet procedurale ne shqyrtimin e kërkesave të ndryshme brenda afateve strikte procedurale që parashikon kodi i procedurës penale," tha Mëngjesi.