AKTUALITET, 20 Prill 2023, 09:41

Rrëzohet parashuta, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në Itali

Rrëzohet parashuta, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 32-shqiptar ka humbur jetën.

Fatjon Garxenaj, së bashku me 65-vjeçarin italian, Bernardino Panzacchi ishin në një parashutë kur kjo e fundit u rrëzua në një fushë, në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna.

Viktimat, instruktori italian dhe Fatjon Garxenaj, me origjinë nga Durrësi, ishin në kursin e fluturimit. Një dëshmitar raportoi se papritmas parashuta bëri dy kthesa dhe ra në fushë.