AKTUALITET, 20 Prill 2023, 09:22

Rama uron besimtarët në ditën e fundit të muajit të Ramazanit: Agjërim të pranuar

Rama uron besimtarët në ditën e fundit të muajit të

Sot është dita e fundit e muajit të bekuar të Ramazanit, që nënkupton po kështu ditën e fundit që besimtarët myslimanë agjërojnë për këtë vit.

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një urim për të gjithë besimtarët, duke e shoqëruar me pamjet e Iftarit të mbrëmshëm.

“Agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve sot në ditën e fundit të muajit të bekuar”, shkruan ndër të tjera Rama.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 

dhe duke i falenderuar të gjithë miqtë që na dhanë kënaqësinë e Iftarit të mbrëmshëm, ju uroj një ditë të mbarë me agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve sot në ditën e fundit të muajit të bekuar.