AKTUALITET, 17 Dhjetor 2022, 10:01

Rrëshqitje dherash në Kukës, bllokohen disa familje

Rrëshqitje dherash në Kukës, bllokohen disa familje

Reshjet e shiut shoqëruar me erë kanë shkaktuar një mori problemesh, e një prej tyre është rrëshqitja e dherave në Kukës.

Ujërat kanë vërshuar në rrugët e njësive administrative në Shtiqën e Bicaj si dhe kanë dalë në sipërfaqe të rrugëve.

Ndërkohë 7 shtëpi të lagjes Kënetë, 5 km larg qytetit të Kukësit janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në rrugë dhe dëmtimit të trasesë së rrugës nga vërshimi i ujërave duke krijuar kanale.

Nga mungesa e kolektorëve ujërat e aeroportit të Kukësit kanë shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave bujqësore në fushën e Shtiqnit.