TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ngarkesat politike që ndoqën nga pas hap pas hapi, çdo minute të procesit të përzgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK-ut, Altin Dumanit, që kulmuan me mbërritjen e beftë para votimit në KLP, të vetë ambasadores amerikane Yuri Kim, kanë tërhequr një vëmendje të pazakontë të opinionit publik kur bëhet fjalë për kreun e një institucioni publik.
Luçiano Boçi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, e përmblodhi tërë këtë vorbull tensionesh me disa radhë konçize.
“Na u bë beteja për SPAK, sikur të ishte finalja e Kampionatit Botëror të Futbollit" – shkroi ai në Facebook. - "Me tifozeri, me deklarata, me tymuese. “Drejtësia na paska qenë trofe, jo drejtësi! Argjentinë-Francë po na ngjan si shaka!”- krahasoi me ironi deputeti demokrat.