AKTUALITET, 29 Gusht 2024, 14:55

Doktori në Tiranë i jep mikut të tij 50 mijë euro hua, pas një jave borxhliu i hyn në shtëpi dhe i vjedh edhe 15 mijë euro të tjera!

Doktori në Tiranë i jep mikut të tij 50 mijë euro hua, pas

15 mijë euro dyshohet se u vodhën në një banesë në Komunën e Parisit në Tiranë këtë të enjte, ndërsa autori ra në pranga.

Një doktor, është personi të cilit i janë vjedhur para brenda banesës së tij në kryeqytet.

Para një jave ai i ka dhënë autorit të dyshuar të vjedhjes, O.B, 50 mijë euro borxh.

Denoncimin e ka kryer vetë doktori, e më pas autori është identifikuar përmes kamerave filmike.

Mësohet se autori është pronar i disa bizneseve.