TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sociologu, Gëzim Tushi te ‘Panorama e Mëngjesit’ në Panorama TV ka folur lidhur me rastet e bullizmit në shkolla dhe raporti që prindërit duhet të kenë më mësuesit, në momentin kur fëmija i tyre po përjeton një situatë të tillë.
Tushi tha se parimet e prindërimit duhet të ndryshojnë pasi dhe rolet në familje kanë ndryshuar dhe prindërit nuk mund të sillen me të njëjtin autoritet që vetë ata janë rritur dhe se duhet të rritin vigjilencën për të kuptuar disa nga shenjat e para që i paralajmërojnë ata se fëmija i tij po bullizohet në shkollë, ku përmendi këta të fundit humbin interesin për të mësuar, qajnë pa motiv etj dhe arrijnë deri aty sa konfliktohen me bashkëmoshatarët.
Sakaq pjesë e diskutimit ka qenë dhe mësuesja Loreta Milo e cila tha se profesioni i tyre është bërë i vështirë kohëve të fundit pasi ka burokracira dhe se puna educative kërkon shumë durim, ku theksoi se prindërit duhet të jenë më bashkëpunues me ta lidhur me arsimimin e të rinjve.
Lidhur me aspektin e prindërimit, në studio ka qenë dhe prindi Mirela Zelka e cila tha se vetë ajo ka qenë prezent në rastet kur mësuesit nuk arrijnë të japin mësim në klasë pasi nuk kanë atë autoritetin karshi fëmijëve dhe nuk e kryejnë dot me pasion punën e tyre.
Mirela Zelka- “Në momentin që fëmija futet në klasë i thotë mësuese, ndal se nuk ke të drejtë. Institucionet i dhanë shumë të drejtë këtyre fëmijëve. Jashtë oborrit të shkollës por jo vetëm ka konflikte, ka mësues që nuk kanë autoritet ndaj fëmijëve dhe nuk arrijnë të bëjnë dot mësim dhe me pasjon punën”.
Loreta Milo- “Vitet e fundit profesioni i mësuesit është bërë shumë i vështirë pasi ka burokracira dhe na i kanë bërë punën më të vështirë. Unë punoj në parashkollor dhe prindërit janë bashkëpunues, ndryshe nga gjimnazet. Puna educative është shumë e vështirë dhe do shumë durim, duhet të respektosh personalitetin e fëmijës dhe ta njohësh shumë mirë. Profesionin e mësuesit nuk e bën dot gjithkush
Gëzim Tushi- “Kjo dialektikja e autoriteti të mësuesit në shkollë ha diskutim, pra atë autoritetin e dikurshëm ku prindërit kishite në familje ishte i padiskutueshëm. Duket sikur shkolla e dikurshme ka qenë positive, por ju e dini që një pjesë e mirë e këtij autoriteti ishte formal. Pra demokratizimi i autoritetit duhet parë pozitivisht, sot në botë flitet hapur veçanërisht në gjimnaze dy figura janë bërë të urryeshme për ta ‘prindërit dhe mësuesit në shkollë’, pasi priren mos ta pranojnë këtë disiplinë. Parimet e prindërimit duhet të ndryshojnë, pasi rolet në familje kanë ndryshuar. Ky problemi i teknologjisë është i madh, të jeni të sigurt se internetin dhe celularin e kemi të vështirë ti ndalojnë por duhet të kultivojmë kulturën te fëmijët”.
Mirela Zeka- “Nuk ndërhy kur ka konflikt, pasi fëmija zemër. Edhe jashtë oborrit të shkollës ka shumë bullizime, futen që të bëhen në qendër të vëmendjes të zihen 10 me 1. Fëmijët do e bullizojnë, arrin deri aty ku ndërhyn dhe policia”.
Loreta Milo-“Mendoj se marrëdhënia prind-fëmijë ka një rëndësi shumë të madhe. Prindi para mësuesit është para një paradoksi por duhet të kërkojnë aq sa i takon, pasi mund të bëhet një burim i figurës së urryer të mësuesit, duhet t’i thotë gjithmonë që ky i fundit është aty për t’i mësuar”
Gëzim Tushi-“Unë them që nevojitet të rritet vigjilenca e prindërit me fëmijët në rastet e bullizmit, fëmijët e bullizuar përjetojnë trauma. Një prind duhet ta kuptojë që ka situate bullizuese në shkollë, si nuk do të shkojë në shkollë, qan etj, ndaj duhet vendosur lidhja me mësuesin. Duhet kuptuar se çfarë ka fëmija që ka humbur interesin në shkollë dhe nuk kanë me çfarë ta mbushin ditën dhe konfliktohen. Është e domosdoshme pasi këta janë fëmijët e sotëm. Fëmijët rriten sot me një frymë liberta”.