TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një pjesë nga fjala e tij, gjatë hapjes së fushatës elektorale të koalicionit "Bashkë Fitojmë", në stadiumin "Air Albania". Meta ka shpërndarë fragmentin ku thotë se nuk është koha për ndryshim, por për revolucion.
Postimi i Metës
Ndaj nuk është koha për ndryshim, sepse koha e ndryshimit ka kaluar me kohë.
Është koha për revolucion. Po çfarë revolucioni? Për revolucionin me votë. Po çdo të sjellë ky revolucion me votë?
Do të sjellë përmbysje, do të sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut dhe do të sjellë njëherë e përgjithmonë transparencë absolute, llogaridhënie absolute për çdo Kryebashkiak që do të zgjidhet dhe për Këshillat Bashkiake që do të mbrojnë interesin e qytetarëve.
Bashkë Fitojmë!