AKTUALITET, 16 Prill 2023, 15:40

"Jemi shqiptarë ne, o budallenj!", Berisha, mesazh Ramës dhe Rilindjes me videon dhe fotot e çeljes së garës elektorale

"Jemi shqiptarë ne, o budallenj!", Berisha, mesazh Ramës dhe

Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të PS-së, me një pjesë nga fjala e djeshme në "Air Albania" dhe fotot e simpatizantëve që mbushën stadiumin.

"Edi Ramës dhe Rilindjes do t’u them dy fjalë:
Jemi shqiptarë ne, o budallenj.
Besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk t’a falim kurrë!
Bashkë fitojmë! #sb"-shkroi Berisha.

M poshtë ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një album me fotot nga çelja e fushatës së koalicionit opozitar ku ai është pjesë, “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet e 14 majit.

Mbështetësit e koalicionit u mblodhën ditën e djeshme në ambientet e stadiumit “Air Albania” në kryeqytet së bashku me kandidatët për të gjithë bashkitë e vendit në 14 maj.

Berisha e cilësoi këtë ceremoni si një “hapje të jashtëzakonshme dhe magjike të fushatës së fitores”.

“Album nga hapja e jashtëzakonshme e vërtet magjike e fushatës së Fitores, në Air Albania’, shkroi ai në Facebook.