TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Genovas identifikuan dhe arrestuan një 59-vjeçar italian në Piazza Pallavicini, pasi ky i fundit ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri një 24-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Teatrit Govi. Fillimisht të dy ata janë konfliktuar me fjalë, e më pas sherri ka agravuar, duke qëlluar ndaj shqiptarit tre herë me armë.
59-vjeçari, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, u largua nga vendngjarja, por u arrestua pak kohë më vonë nga policia.
I riu i plagosur ndodhet i shtruar në spital, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.