AKTUALITET, 17 Prill 2023, 08:50

Kryeministri Rama diagnostikohet me apandesit akut, operohet në QSUT

Kryeministri Rama diagnostikohet me apandesit akut, operohet në QSUT

Kreu i qeverisë, Edi Rama i është nënshtruar mbrëmjen e djeshme një ndërhyrje kirurgjikale pas mesnatës për heqjen e apandesitit.

Zyra e shtypit në kryeministri ka bërë me dije se kreu i qeverisë ka bërë disa teste imazherike në QSUT ku është diagnostifikuar me apandisit akut.

Ai i është nënshtruar operacionit për heqjen e apandestit pas rekomandimit të mjekëve specialistë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Aktualisht ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit Rama paraqitet e mirë.