TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Siç duket rinumërimi i votave për bashkinë Kuçovë nuk ka sjellë përmbysje të rezultatit. Kandidati i socialist Kreshnik Hajdari është rikonfirmuar sërish fitues në zgjedhjet e 14 majit.
Mësohet se Hajdari ka siguruar mandatin me 6901 vota, përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, i cili arriti të siguronte 6224 vota.
Ndërkohë, kandidati i PD-së, Ilirian Koxha mori 738 vota. Ishte pikërisht Maliqi që kontestoi rezultatin, duke kërkuar hapjen e 18 kutive. Por duket se rinumërimi nuk i ka dhënë asnjë rezultat.