TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë, pasi ka ngacmuar të dashurën e një egjiptiani. Mësohet se shqiptari është rrahur në qendër të Athinës nga shokët e egjiptianit, duke e goditur me shkopinj dhe me thikë. Ndonëse i riu shqiptar është transportuar në spital, për fat të keq nuk ia ka dalë dot mbanë.
Gjithçka nisi kur viktima i kishte folur partneres së një prej personave të përfshirë në sherr, ndërkohë që situata u agravua duke përfshirë dhe të tjerë persona. Pak më vonë, 30-vjeçari ishte duke ecur në sheshin Karaiskaki dhe u sulmua nga tre shokë të tjerë të egjiptianit, duke i marrë kështu atij jetën.
Punonjësit e policisë kanë identifikuar personat e përfshirë në ngjarje. Hetuesit kanë lëshuar gjashtë urdhër-arreste dhe pasditen e së premtes janë lokalizuar dhe arrestuar pesë persona.