AKTUALITET, 30 Qershor 2023, 15:33

La vajzën 1 vjeçe vetëm në banesë për të blerë cigare në supermarket, dënohet shqiptarja në Greqi

La vajzën 1 vjeçe vetëm në banesë për të

Një 37-vjeçare shqiptare është dënuar me 6 muaj burg me afat shtyrje 3-vjeçar pasi akuzohet se la vetëm vajzën 1 vjeçe në shtëpi, për të shkuar në supermarket.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 27 qershorit në Selanik, kur fqinjët dëgjuan vajzën 1-vjeçare të qante pa pushim dhe lajmëruan policinë. Policia priste në hyrje të pallatit për 20 minuta derisa u kthye 37-vjeçarja, e cila, sipas dëshmive të policëve, u tha se nuk kishte ku ta linte dhe se ishte larguar për pak të merrte cigare.

37-vjeçaria shqiptare nuk është paraqitur në gjykatë, por është përfaqësuar nga avokat, ku është dënuar sot për moskujdesje të fëmijës së mitur duke e ekspozuar në rrezik. Dënimi me afat shtyrje në Greqi lejohet të blihet me taksë, për të shmangur burgosjen e të dënuarit.