TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për shkak të kushteve të këqija të motit me reshje shiu dhe erë të fortë, policia ka dalë me një apel për qytetarët ku u kërkon që të rrisin vigjilencën dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.
Policia gjithashtu u kërkon drejtuesve të mjeteve të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin/motomjetin, në efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe erë të fortë, në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon për përdoruesit e rrugës që të rrisin vigjilencën dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.
Të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin/motomjetin, në efektin e alkoolit.
Të tregojnë kujdes sepse për shkak të erës së fortë mund të ketë rrëzime të pemëve, ndërsa si pasojë e reshjeve të dendura ka prezencë të ujit në disa akse rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në rrugët urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për t’iu ofruar ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
Në rast nevoje telefononi në numrin 112 dhe zbatoni me rigorozitet rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.