TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vend. Në Tiranë një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, 55 vjeç.
Mjeti që përplasi këmbësorin mësohet se drejtohej nga një 23-vjeçar.
“Më datë 06.01.2024, në afërsi të mbikalimit të Teg-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasin E. P., 55 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Kujtojmë se më herë në aksin Fushë Krujë- Tiranë, një mjet tip Benz përplasi babë e bir në rrugë. Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë në spital, i mituri, 4 vjeç.