AKTUALITET, 6 Janar 2024, 18:06

Ahmetajt iu hoq mandati i deputetit, deputetja e PS: Procedura e ndjekur, njësoj si për të gjithë!

Ahmetajt iu hoq mandati i deputetit, deputetja e PS: Procedura e ndjekur,

Ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i është hequr sot mandati si deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë, pasi prej 6 muajsh ndodhet në arrati.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti u shpreh se lidhur me procedurat për Ahmetajn, është vepruar si me çdo rast tjetër.

“Ka pasur një sërë elementësh procedural. Do mblidhet komisioni i mandateve dhe më pas kalon në KQZ, për të parë se kush do të vijë në Parlament. Respektimi i procedurave ligjore në Parlament, ka shërbyer shumë që të japim një mesazh që duhen ndjekur procedurat. Nuk është vepruar ndryshe, thjeshtë pjesa procedurale”, tha ajo.