AKTUALITET, 6 Janar 2024, 20:09

Dhunimi i tre të rinjve shqiptarë nga serbët, ministri i Brendshëm malazez: Ngjarja po hetohet

Dhunimi i tre të rinjve shqiptarë nga serbët, ministri i

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danilo Šaranović, thotë se ngjarja ku tre të rinj nga Shqipëria u dhunuan barbarisht po hetohet me intensitet.

Ai pohon se tre të rinjtë janë mirë me shëndet.

“Djemtë janë mirë, do t’ju informoj për gjithçka.

Kolegët e mi po bëjnë gjithçka për të hetuar ngjarjen sa më shpejt të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është që djemtë janë mirë”, shkruan ai. Mësohet autorët e dyshuar janë shoqëruar. Kujtojmë se shtetasit e dëmtuar janë; Klodjan Meaj; Azem Dervishi; Doris Kopaci.