AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 09:44

Reshje shiu dhe bore, ARRSH: Ja si paraqitet gjendja e rrugëve sot

Reshje shiu dhe bore, ARRSH: Ja si paraqitet gjendja e rrugëve sot

Vendi ynë ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu e bore duke sjelle probleme në disa qarqe.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se fatmirësisht duket se mëngjesi i sotëm ka nisur me kushte të përmirësuara atmosferike ku në jug dhe në rajonin qendror reshjet kanë pushuar.

Ndërkohë po punohet për pastrimin e rrugëve dhe për hedhjen e kripës në ato segmente ku ka prezencë të borës.

Njoftimi i ARRSH:

Në Rajonin Jugor dhe në Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar  kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore 

Në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimim e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit 

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore   të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore  të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.