TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, pas përmbysjes së regjimit të Assad në Siri.
Nesho e ka lidhur këtë proces me “Pranverën Arabe”, duke theksuar se regjimet autokratike, të bazuara në dominancën ushtarake dhe dhunën ndaj popullsisë civile, kanë një fillim dhe një fund. Sipas tij, regjimi i Assad ka qenë një shembull klasik i këtij fenomeni.
“Ka qenë një proces i nisur me Pranverën Arabe. Regjime të tilla autokratike, të bazuara në dominancën ushtarake, siç janë në Lindjen e Mesme, kanë një fillim, por edhe një fund për shkak të dhunës ndaj popullsisë civile dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Regjimi i Assadit ishte e njëjta histori”, tha Nesho.
Për më tepër, ish-ambasadori theksoi se ky është një moment që prish ekuilibrat gjeopolitikë të rajonit. “Nga gjithë fuqitë kryesore që kanë influencat e tyre në rajon, Rusia dhe Irani janë fuqitë që kanë humbur. Izraeli dhe Turqia janë fuqitë që kanë fituar,” shtoi ai. Nesho gjithashtu ka shpjeguar se grupet rebele në Siri kanë pasur mbështetje të vazhdueshme nga Turqia që në fillimet e tyre.