TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli këtë të hënë nga një aktivitet në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku tha se gjatë vitit 2024 nëpërmjet kësaj pike të kalimit kufitar kanë hyrë 10 milionë pasagjerë.
Sipas Ballukut nga 11 milionë vizitorë që erdhën në Shqipëri gjatë vitit 2024, mbi 10 milionë kanë hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.
“Sot janë kaluar të gjitha parashikimet që ne kemi pasur. Këto arritje nuk vijnë as nga qielli, por nga puna jonë e pandërprerë. Ky vend është edhe porta e parë ku turistët prezantohen me Shqipërinë. Janë 11 milionë e 40 vizitorë të hyrë në vendin tonë për vitin 2024 dhe nga këta 10 milionë kanë hyrë nga Rinasi. Kemi vënë një target të ri për vitin 2025, 12 milionë pasagjerë”, tha Balluku.
Sipas saj në aeroport po përdoren rreth 70 përqind më shumë vendqëndrime dhe kapaciteti i përdorimit të pistës është rritur me 15 përqind si dhe janë katërfishuar skanerat e sigurisë.
“Numri i pasagjerëve në orarin e pikut nga 1854 që ka qenë në vitin 2023 ka arritur në 3500 pasagjere në vitin 2024. është dyfishuar për shkak të investimeve dhe mirëmenaxhimit dhe performanca e aeroportit në sezonin veror. Rinasi jo vetëm plotëson nevojat për udhëtarët shqipëtarë por edhe nevojat e udhëtarëvë nga vënde të rajonit pasi në këtë aeroport jepet shërbim ekselent.