AKTUALITET, 9 Dhjetor 2024, 14:33

Kishin mbi 10 gjoba të papaguara/ Arrestohen 2 shoferë, tentuan të korruptonin me para efektivët e Rrugores

Kishin mbi 10 gjoba të papaguara/ Arrestohen 2 shoferë, tentuan

Dy  të rinj janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kur u kapën nga policia me rreth 12 gjoba të papaguara, ata tentuan të korruptonin policët e Rrugores me para për të mos iu bllokuar automjetit.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dhe në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K., pasi janë  konstatuar nga shërbimet e Policisë me masa administrative të papaguara, përkatësisht 10 e 12 masa administrative.

Këta shtetas u  kanë  ofruar punonjësve të Policisë, nga një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve.

Në vijim të veprimeve shtetasit  Xh. S, dhe J. K, u proceduan penalisht për veprën  penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore e Durrësit godet dy raste të tjera të tentativës për mitëdhënie.Procedohen penalisht dy drejtues automjetesh të cilët  tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.

 Në 24 orët e fundit janë goditur 4 raste të tentativës për mitëdhënie.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dhe në rrugën “Martin Camaj”, kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit Xh. S., 29 vjeç, dhe J. K., pasi janë  konstatuar nga shërbimet e Policisë me masa administrative të papaguara, përkatësisht 10 e 12 masa administrative.

Këta shtetas u  kanë  ofruar punonjësve të Policisë, nga një shumë parash për të shmangur bllokimin e automjeteve.

Në vijim të veprimeve shtetasit  Xh. S, dhe J. K, u proceduan penalisht për veprën  penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm të shërbime të Policisë.