AKTUALITET, 9 Dhjetor 2024, 12:15

U prangos sot/ ‘Tufa’ eurosh e mjete luksoze, jeta e ‘shfrenuar’ e nipit të Pajtim Serjanit në TikTok!

U prangos sot/ ‘Tufa’ eurosh e mjete luksoze, jeta e

Një 24-vjeçar, Klajdi Serjani u arrestua bashkë me shokun e tij teksa lëviznin me një mjet luksoz në të cilin kishin 1 kg kokainë. Nëse droga do të shitej në treg kapte vlerën e 270 mijë eurove.

Kaljdi Serjani është nipi i Pajtim Serjanit, i dënuar për gjobëvënie dhe njihet si mik i Emiljano Shullazit. I riu reklamonte jetë luksi në rrjetin e tij social TikTok.

Në videot që publikonte në këtë media sociale, ai dallohet me mjete luksoze e të shtrenjta, ndërsa nuk mungojnë as tufat me euro që i reklamon në TikTok, si edhe jeta e natës në vende luksi.

Në një video po ashtu shfaqet me Kozak Bracin, një personazh i njohur në rrjetin social TikTok.