AKTUALITET, 9 Dhjetor 2024, 12:28

Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme, me fuqinë e elektroshokut

Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Do të

Sali Berisha ka njoftuar protestën e radhës. Ai tha se kjo protestë do të jetë në datën 23 dhjetor.

"Data 23 Dhjetor do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria deri më sot.

Modalitetet e kësaj mosbindje civile do të përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët, demokratët nga mbarë Shqipëria e kudo që ndodhen në botë duhet të bashkohen më 23 në një mosbindje civile. Duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Ramës", tha Berisha.