TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është rënduar bilanci i aksidentit tepër të rëndë të ndodhur në rrugën Fier-Vlorë.
Pas 19-vjeçarit, që ishte drejtuesi i motorit, ka ndërruar jetë edhe adoleshenti 16-vjeçar, që ishte pasagjer në motomjetin e tij. Fillimisht adoleshenti ishte në gjendje të rëndë për jetën, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk iu mbijetoi dot plagëve.
"Në vijim të aksidentit të ndodhur sot, në rrugën “Demokracia”, ju informojmë se shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, ka qenë drejtuesi i motomjetit.
Gjithashtu, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës edhe shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale"- njoftoi policia.