AKTUALITET, 1 Qershor 2025, 15:08

Vetëvrasja e emigrantit maroken në Itali pas qëndrimit në Gjadër, aktivistët protestojnë para kampit

Vetëvrasja e emigrantit maroken në Itali pas qëndrimit në

Vetëvrasja e një emigranti maroken në Itali, pas më shumë se një muaji qëndrimi në kampin e Gjadrit në Lezhë, ka shkaktuar reagime të forta nga organizatat dhe aktivistët për të drejtat e refugjatëve.

Të prekur nga ky rast, aktivistë shqiptarë dhe të huaj u mblodhën përpara ambienteve të kampit, ku zhvilluan homazhe për të ndjerin dhe një protestë simbolike për të denoncuar kushtet e çnjerëzore në të cilat, sipas tyre, mbahen emigrantët.

Aktivistët kërkuan hetim të pavarur për rastin e 42-vjeçarit që i dha fund jetës, ndërsa denoncuan raste të tjera incidentesh që po ndodhin çdo ditë brenda kësaj strukture.

Ngjarja ka risjellë në vëmendje shqetësimet e shprehura më herët nga organizatat ndërkombëtare mbi menaxhimin e refugjatëve në Shqipëri.