TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët me të drejtë vote po votojnë sot për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, ku ka një garë të fortë mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol Nawrocki, ndërsa rezultati shihet si vendimtar për të ardhmen e Polonisë në BE.
Disa qindra shtetas polakë që janë me punë apo pushime në Shqipëri prej orëve të para të paradites po votojnë në ambasadën e Republikës së Polonisë në Tiranë.
Siç sihet nga pamjet e sjella nga TPZ disa dhjetra po presin jashtë apo në brendësi të selisë diplomatike, ndërsa rreth mesditës ragja shkonte deri te rruga e Durrësit.
Sipas mediave evropiane, pritet një rezultat i ngushtë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni dhe këto janë zgjedhjet më të pasigurta në Poloni që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në një sondazh të opinionit publik të kryer nga instituti IBRIS, kandidati liberal-konservator, pro-evropian Rafal Trzaskowski mori 45.7% të votave, ndërsa rivali i tij nacional-konservator, euroskeptik Karol Nawrocki mori 44.9%. Sipas të njëjtit sondazh, 7.8% e të anketuarve ishin të pavendosur.
Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 18 maj, Trzaskowski mori 31.36% të votave, ndërsa Nawrocki mori 29.54%– epërsia e Trzaskoëski ishte dukshëm më e vogël se sa pritej.