TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës. Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur 4 mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve ndërsa fillimisht janë vënë nën kontroll bizneset që operojnë në zonë.
Bashkë me ekipet zjarrfikëse, në ndihmë janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Autoritetet po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa vijon puna për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.