TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa kreu i SPAK Altin Dumani raportonte sot te Komisioni i Ligjeve në Kuvend, deputeti i PS-së Pandeli Majko, i ka kërkuar llogari për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme në vitin 2022 dhe pse nuk shkon mirë me kolegët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Nga ana tjetër Dumani ka deklaruar se marrëdhëniet me BKH janë shumë të mira. Ai theksoi se të gjithë kolegët kanë çështje në hetim dhe me kënaqësi mund të them se ka një rritje në angazhim dhe profesionale të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Majko: Konstatohet nga mediat një marrëdhënie jo e shëndetëshsme midis drejtuesve të SPAK dhe drejtuesve të BKH-së. Aq sa krijohet një frymë keqkuptimi. Ne do të donim të dinim pse kjo situatë? Është keqkuptim? Nuk na intereson nëse pini kafe me njëri-tjetrin. Por çfarë ka ndodhur? Është keqkuptim, keqzbatim i ligjit apo përplasje në drejtim të zbatimit të ligjit?
Dumani: Mirëpres çdo problematikë apo kritikë. U thanë nga ju për vlerësimin e prokurorëve, ato i bën KLP! Sa i takon vlerësimit të hetuesve të BKH, ka një raport të drejtuesit të BKH që e ka dorëzuar, ne kemi bërë një diskutim. Ne kemi harmonizuar çdo qëndrim tonin edhe me ndërkombëtarët që monitorojnë veprimtarinë e BKH.
Sa i përket marrëdhënies me BKH, ju garantoj se janë shumë të mira. Hetuesit janë funksionalë. Sot që flasim, në shumicë absolute hetuesit e BKH mbulojnë hetimet kryesore. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ndërvepruese. Të gjithë kolegët kanë çështje në hetim dhe me kënaqësi mund të them se ka një rritje në angazhim dhe profesionale të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.