TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PD-së, Petrit Doda ishte një nga ata ligjvënës që votoi kundër rritjes së pagave për veten dhe kolegët e tij.
Deputeti teksa sqaroi arsyen e votës së tij kundër, theksoi se si fillim qeveria duhet të mendojë për shtresën në nevojë dhe më pas të kalohet te rritja e rrogës për administratën.
“Kam votuar kundër, sepse qeveria duhej të kishte parashikuar minimumin jetik para këtij projektligji, të mendonte për familjet në nevojë, të indeksonte pensionet, të mendonte për statusin e minatorit…Të gjitha këto më krijuan bindjen për ta votuar kundër. Unë jam pro për rritjen e pagave, por kjo priste. Shumica e administratës është e politizuar, duke nisur dhe nga qeverisja e PD, por faturat i kanë shkuar buxhetit”, tha ai.