TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malësinë e Madhe, ku një e moshuar ka mbetur e plagosur nga një fishekë arme gjahu. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Marshejë.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 69-vjeçarja me inicialet D.R., është dëmtuar aksidentalisht në këmbë, lehtë, teksa kalonte në rrugë, nga fqinji i saj, shtetasi D. R., 67 vjeç.
69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.