TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria është përmirësuar ndjeshëm në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, publikuar nga Transparency International. Vendi ynë është rritur me 5 pikë për vitin 2024, krahasuar me vitin 2023, ndërsa në total numëron 42 pikë, nga 100 që janë pikët maksimale.
Në Shqipëri vlerësohen përmirësimet në sistemin e drejtësisë, teksa raporti shkruan se prokuroria dhe gjykatat e specializuara kundër korrupsionit (SPAK) kanë fituar besimin e qytetarëve pasi kanë dënuar ish-ministrat, anëtarët e Parlamentit dhe kryetarët e bashkive. “SPAK vazhdon të hetojë një ish-president, kryeministër dhe zyrtarë të tjerë publikë të nivelit të lartë”, thuhet në raport.
Një përmirësim të ndjeshëm në këtë renditje ka bërë edhe Kosova, e cila është rritur me 11 pikë, duke arritur një total prej 44 pikësh.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit mat perceptimin e korrupsionit të sektorit publik, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve. Rezultati i çdo vendi është një kombinim i të paktën 3 burimeve të të dhënave të nxjerra nga 13 sondazhe dhe vlerësime të ndryshme.