AKTUALITET, 11 Shkurt 2025, 09:45

"Pse jam kurioz"/ Arrestimi i Veliajt, Rama: Harrojeni dorëheqjen time, vetëm dy janë rrugët për të më larguar mua nga politika

"Pse jam kurioz"/ Arrestimi i Veliajt, Rama: Harrojeni dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet komentuesve në rrjetet sociale, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Rama thotë se nuk ka për ta dhënë dorëheqjen,, ndërsa thekson se vetëm dy janë rrugët që mund ta largojnë nga politika.

“Jo o Ermal, dorëheqjen do e harrosh, ma keni kërkuar qysh kur kam hyrë në politikë. Për të më larguar mua nga politika ka vetëm dy rrugë, ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshmërisht që të më zgjojë të parin në mëngjes dhe të mos më lërë të fle, dhe aty them stop, ose më largon populli i Shqipërisë.

Më 11 maj voton edhe populli që është jashtë, jam shumë kurioz si do votojnë ata që thuhet se i dëbova unë nga Shqipëria që sot është me mirë se çka qenë në historinë  vet.

Të shohim ca mendimi kanë ata, nëse do votojnë masivisht si dëbues i tyre, ndërkohë që të gjitha shifrat tregojnë se largimi është konstant, atëherë unë do mbaj shënim. Nuk  jam unë i kapur pas pushtet, jam i kapur pas punës”, tha Rama.