TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rama: Rastin e Erjonit unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, Por ajo që më ka shqetësuar dhe më ka nxitur të bëhem i vëmendshëm ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe kulturës që u gjetën pafajësisht në situatë të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës.
Ne nuk do të ngutemi, do të krijojmë një opinion për akt akuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ja heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës duke lënë pa drejtim një kryeqytet, pa gjyq.
Mesa kuptoj këtu bëhet fjalë për jë proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh anonime, dorëzuar shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqe ku autorë të veshur me pushtetin e drejtësisë, kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie, pasi babain e kanë çuar në arrest shtëpie.
Pyetja që lind është e thjeshtë, jo vetëm kush e çon e merr fëmijën në shkollë, por kush i jep për të ngrëne etj.