AKTUALITET, 11 Shkurt 2025, 09:35

Kryeministri Rama: Altin Dumani ka pasur "21 janarin" në tavolinë kur ishte prokuror i zakonshëm, dini gjë ju çfarë bëri?

Kryeministri Rama: Altin Dumani ka pasur "21 janarin" në

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, gjatë bashkëbisedimit me komentuesit online.

Ai tha se Dumani ka pasur dosjen e "21 janarit" për hetim, para reformës në drejtësi, por nuk e hetoi atë.

"Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori e zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit.

Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin. Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit, t'i ketë dalë emri sic i ka dalë tani?

Jo, se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s'doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa, drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas", tha Rama.